Një recetë ideale për të gjithë adhuruesit e mishit
Përbërësit:
– 300 g mish të bluar;
– 1 një qepë e vogël e grirë;
– 2- 3 thelpinj hudhre;
– 1 vezë;
– piper;
– kripë;
– sipas dëshirës një kore buke e njomur në qumësht dhe e kulluar.
Për mbushjen:
– 2 lugë plot ajkë;
– 200 ml jogurt;
– 3 lugë kaçkavall të grirë në rende;
– 3 thelpinj hudhre;
– 2 vezë;
– sipas dëshirës rozmarinë e grirë;
– rigon;
– piper.
Përgatitja:
Mishit të bluar shtoni përbërësit e sipërpërmendur dhe përzieni mirë.
Tepsinë lyeni me vaj dhe bëni qofte të vogla, lyeni pak me vaj dhe piqni në 200 gradë Celsius rreth 20 minuta.
Në tepsi tundni vezët, shtoni jogurtin dhe ajkën dhe kaçkavallin e grirë në rende, hudhrën…
Me jogurtin e tundur lyeni qoftet dhe ktheni në furrë edhe 15 – 20 minuta.
Do të kënaqeni me shijen e mrekullueshme.
Ju bëfshin mirë,