Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Studimi amerikan: Moderna është vaksina më efikase ndaj variantit Delta

“Vaksina Moderna është më efektive sesa vaksina Pfizer- BioNTech ndaj variantit Delta të Covid-19”, ky është përfundimi i një studimi të realizuar në SHBA.

Të dyja vaksinat ishin shumë efektive ndaj versionit tradicional të Covid-19 me një efektivitet prej 90% pas marrjes së dy dozave. Studimi i kryer nga Mayo Clinic tregon se me hyrjen e variantit Delta, i cili u shfaq për herë të parë në Indi, efektiviteti i vaksinave u ul.

Kështu që sipas studimit, vaksina Pfizer- BioNTech ra në një efektivitet prej 42% ndaj variantit Delta ndërsa Moderna është 76% efektive ndaj këtij varianti.

Studimi mori për kampion rreth 50 mijë pacientë. Nuk dihet saktësisht çfarë e ka shkaktuar këtë rënie të efektivitetit të vaksinave. Izraeli që ka vaksinuar shumicën e popullsisë me vaksinën Pfizer- BioNTech ka vendosur që personat mbi 60-vjeç të marrin një dozë të tretë. Edhe vende të tjera po marrin në konsideratë dhënien e një doze të tretë.

Shumë vende nga e gjithë bota po përballen me një valë të re infektimesh të shkaktuar nga varianti Delta. Së fundmi Koreja e Jugut, Gjermania, SHBA raportuan shifra të larta infektimesh. Varianti Delta është konfirmuar edhe në vendin tonë dhe prej disa ditësh ka një shtim të rasteve të reja.

Youtube

Arkiva

Kategoritë