Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
19 pacientë me COVID-19 të shtrirë në Spitalin e Pejës

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se janë duke u trajtuar 19 pacientë me COVID-19, prej tyre 13 pacientë në oksigjenoterapi.

Sipas njoftimit thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 727 vizita specialistike, 51 pranime dhe 212 pacientë të hospitalizuar.

Gjithashtu janë kryer 7 lindje prej tyre 3 djem dhe 4 vajza.

Në spitalin e Pejës në 24 orët e fundit janë kryer 10 operacione, kurse 53 pacientë janë në hemodijalizë.

Analiza kanë kryer 275 pacientë, që kanë bërë 3,489 analiza. Shërbime Radiologjike: 125 Rëntgena, 49 Ultrazëra, 12 CT-ja dhe procedura fiziatrike 36. /Telegrafi/

Youtube

Arkiva

Kategoritë