Poret janë vrima të vogla në lëkurën e një personi, të cilat nga papastërtitë që hyjnë në lëkurë zgjerohen dhe bëhen më të dukshme. Nëse një person ka pore të mëdha, mund të mos jetë në gjendje ta ndryshojë këtë, por mund të jetë e mundur që të zvogëlohet pamja e tyre duke i mbajtur ato të pambuluara.
Për këtë arsye ka disa mënyra që mund të bëni në kushte shtëpie:
Përbërësit
5 lugë gjelle me uthull molle
2 gota me ujë
Përgatitja
Përzieni dy produktet në një shishe dhe përdoreni në formën e një toniku duke e lyer fytyrën pas larjes.
Uthulla e mollës do të pastrojë në thellësi lëkurën tuaj dhe do të ndihmojë kontrollin me prodhimin e yndyrës.
Përbërësit
2 lugë gjelle me tërshërë
2 lugë gjelle me lëng limoni
E bardha e një veze
Përgatitja
Përzieni të gjithë produktet derisa të formoni një pastë të njëtrajtshme.
Vendoseni në fytyrë dhe lëreni për 30 minuta, më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm.
E bardha e vezës përmban kolagjen dhe proteina të cilat ndihmojnë rigjenerimin e lëkurës dhe luftojnë inflamacionin.
Kjo maskë eliminon rrudhat, ruan elasticitetin e lëkurës dhe zvogëlon poret e lëkurës.
Burimi: Living