Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Kryetarja e SHMAKS-së Magbule Elezi u drejtohet Ministrisë së Shëndetësisë dhe  politikëbërësve

Shkrimi i saj i plotë:
“Drejtuar Ministrisë të Shëndetësisë dhe gjith politikbërësve,

Mungesa e gjinekologëve /ofrues të shërbimeve gjinekologjike, maternitetet jofunksionale dhe mosfuqizimi i rolit të mamive, shëndetin e grave dhe vajzave tona është duke e dëmtuar tej mase.

Para pak dite në Kaçanik në shërbimin Emergjent është kryer një lindje, për fat të mirë me prezenc të mamisë por jo në maternitet (i cili nuk është funksional) fatkeqësisht.

Që nga viti 2016, kam ngritur shqetësimin për mbylljen e materniteteve në Kosovë, shqetësim i vazhdueshëm duke u adresuar në gjitha institucionet në nivel shtetëror për pamundësinë e grave shtatëzëna të marrin shërbime dhe të lindin në maternitetin më të afërt ku ato jetojnë. Padyshim se ato meritojnë qasje të barabartë në shërbime shëndetësore pa diskriminim të të drejtave të cilat iu garanton ligji. Po ashtu, mamitë akoma nuk e kanë marr atë rolin e duhur sepse gjithkund në botë vetëm lindjet e komplikuara munden me u përcjellë prej Mjekut ndërsa është Mamia që e këshillon dhe mer pjesë në lindje.

Mamitë shpëtojnë miliona jetë çdo vit, duke ofruar shërbime dhe këshillime për pacientët, dhe kanë rol të pazëvendësueshëm në shumë raste, e sidomos të sjelljes në jetë të foshnjeve”

Pra, përmes politikave shëndetësore, përkrahjes institucionale e ngritjes profesionale mund të përmirësojmë cilësinë e shërbimeve dhe të ngrisim mirëqenien e grave dhe qytetareve tona, si dhe të përmirësojmë jetën e tyre.

Mamitë meritojnë respekt, vlerësim dhe mbështetje e këtë askush më shumë nuk mund të bëjë se sa udhëheqësitë e këtijë vendi!”

Youtube

Arkiva

Kategoritë