Një nga betejat e fshehura me virusin Covid-19 ka qenë edhe evidentimi i simptomave të ndryshme që ka shfaqur në njerëz të ndryshëm.
Çfarë u vu re më së shumëti këtë periudhë ishte se, nëse një grup personash nuk përjetonte asnjë shqetësim, për të tjerë po i njejti virus ishte vdekjeprurës.
E në fakt efektet reale të Covid-19 në organizëm janë ende pjesë e debatit të mjekëve në mbarë botën.
Një studim i fundit tregon për shenjat domethënëse që Covid-19 lë në tru pavarsisht simptomave të jashtëme që mund të ketë shkaktuar.
Çfarë i ndodh trurit pas Covid-19?
Sipas një studimi të këtij viti pulikuar në revistën shkencore Nature në muajin Qershor, Covid-19 lë shenja inflamacioni në trurin e pacientëve.
Këto gjurmë që virusi lë në tru, sipas mjekëve janë të ngjashme me ato të shkaktuara nga sëmundje neurologjike si Alzhaimer apo të tjera kronike.
“Jemi të sigurtë se trecereku i personave të cilët kalojnë Covid-19 shfaqin simptoma të tilla në tru të cilat përfshijnë mjegullim të trurit, probleme me memorien dhe lodhje. Dhe është një numër shumë i madh njerëzisht të cilët shfaqin simptoma të tilla edhe shumë kohë pasi e kanë kaluar vitusin.” kështu thotë një nga drejtuesit e studimit Dr Tony Wyss-Coray, profesor neurologjie dhe shekncash neurologjike në Universitetin e Standford, Kaliforni.https://ads.digitalbee.al/www/delivery/afr.php?zoneid=224&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE
Megjithatë sipas tij është ende herët për të dhënë një përgjigje të saktë se si virusi arrin ta bëjë këtë dhe çfarë efekti kanë këto simptoma për trurin në një nivel molekular.
Të dhënat e studimit
Ky grup studiuesish mori kampione nga truri i 8 pacientëve të cilët kishin humbur jetën për shkak të virusit dhe 14 kampione të tjera nga njerëz të cilët kishin vdekur nga shkaqe të tjera.
Gjatë këtij krahasimi ata nuk gjetën shenja molekulare të virusit Covid-19 në tru në asnjë nga grupet e pacientëve.
Megjithatë tek të prekurit me Covid-19 u vunë re ndryshime në qeliza të cilat nuk u konsideruan normale.
Këto ndryshime tregonin shenja inflamacioni të fortë dhe komnikimin jo normal midis nervave si dhe shkatërrim të neuroneve.
Sipas ekspertëve ky lloj stresi i shkaktuar nga Covid-19, ndodh vetëm tek pacientët me sëmundje kronike medore apo ata me probleme gjenetike në tru.
Këtu futen sëmundje si skizofrenia, depresioni dhe probleme të tjera të cilat lidhen me perceptimin e informacioneve.
Sipas tyre ky infeksion viral shkakton inflamacion në të gjithë trupin i cili shpërndahet edhe në tru.
Këto gjetje mund të ndihmojnë në shpjegimin e problemeve me memorien apo mjegullimin e trurit që njerëzit përjetojnë pasi kanë kaluar Covid-19.
Mjekët shpresojnë që inflamacioni në tru të jetë më i vogël e më pak domethënës tek pacientët të cilët arritën ta mposhtin virusin./AgroWeb.org