Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitare njofton se në orët e mëngjesit të së shtunës pritjet në pikëkalimin kufitar Merdarë, në hyrje/dalje janë tri orë, ndërsa në pikalimin Mutivodë dhe Jarin janë 5-10 min.
Duke parë gjendjen në Merdarë, ku pritjet janë deri në 180 minuta, QKMK bën thirrje që të shfrytëzohen këto dy pika tjera në mënyrë që të shmangin pritjet e gjata.
“QKMK ju njofton, aktualisht pritjet në PKK Merdarë, në hyrje/dalje janë 180 min, ndërsa në PKK Mutivodë dhe Jarin janë 5-10 min, andaj mund të shfrytëzoni këto dy PKK për hyrje/dalje në/nga Kosova! Shmangeni pritjet e gjata!”, shkruan në njoftim.
Ndryshe, kolona dhe pritjet e gjatë ka thuajse gjithnjë në këtë periudhë, sidomos në pikat kufitare me Serbinë, ku si rrjedhojë mërgimtarët, që kanë mësyrë Kosovën për pushime, por edhe të atyre që po kthehen iu bie të presin me orë të tëra.