Ju në fakt mund të përdorni pudër bebeje në mënyra të tjera të panumërta
Zgjidhja e nyjës
Aplikoni pak pudër mbi të dhe do të shkojë shumë më lehtë.
Heqja e njollave
Nëse gjatë ngrënies keni spërkatur mbulesën e tavolinës, spërkatni pak pudër mbi të dhe lëreni të qëndrojë. Pas larjes, mbulesa e tavolinës do të jetë si e re, transmeton Telegrafi.
Heqja e njollave të djersës nga fanella
Spërkatni pudër në njollat nën sqetulla dhe kaloni mbi të një hekur të nxehtë.
Neutralizimi i aromave në këpucë
Vendosni pak pudër, prisni të qëndrojë dhe aroma e pakëndshme do të zhduket.
Pastrimi i bizhuterive
Nëse dëshironi të pastroni bizhuteri, së pari spërkatni pudër bebeje mbi të dhe më pas fërkojeni me një furçë të vjetër dhëmbësh. Në fund, fshijeni me një leckë.