Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Kuptimi i numrit dhe i ngjyrës së trëndafilit

Derisa çdo lule ka tregim tepër të bukur për t’u treguar, trëndafilat qëndrojnë të vetmuar në historinë e tyre dhe në kuptimin e ngjyrave.

Kuptim të tillë që nuk kemi mundur t’i rezistojmë t’u japim trajtim të privilegjuar dhe t’u ndajmë hapësirë të veçantë për simbolikën e tyre të pasur.

Pa marrë parasysh ngjyrën, bukuria e tyre unike dhe aroma subtile transmetojnë porosinë e cila garanton kënaqësinë e atij i cili i merr dhe xhelozi te të tjerët, transmeton Telegrafi.

E kuqe: Dashuri dhe romancë

Një nga simbolet më universale, trëndafili i kuq përfaqëson dashurinë e vërtetë. Po ashtu është shfaqur përgjatë historisë dhe nëpër kultura si simbol politik dhe religjioz.
Numri i trëndafilave të kuq tregon se sa shumë të dhënë jeni pas kësaj dashurie.
Trëndafilat e kuq tregojnë gjithashtu sa seriozë jeni ju në këtë lidhje.

E verdhë: Miqësi, gëzim, bëhu mirë

Trëndafilat e verdhë dërgojnë mesazh të vlerësimit dhe dashurisë platonike pa nënkuptimin romantik të ngjyrave të tjera. Kjo ngjyrë përfaqëson ndjenjat e gëzimit dhe të kënaqësisë,transmeton koha.net.

Rozë: Dashuri, vlerësim, mirënjohje

Ngjyra rozë mbart më vete konotacionin e hijeshisë dhe të elegancës, si dhe ëmbëlsinë dhe romancën poetike.
Lulet me ngjyrë rozë të errët janë simbol i mirënjohjes dhe i vlerësimit dhe janë mënyrë tradicionale për të thënë faleminderit.
Trëndafilat ngjyrë rozë të çelët janë të lidhur me butësinë dhe admirimin, dhe po ashtu mund të përdoren si shprehje e simpatisë.

E bardhë: Pastërti, brishtësi, simpati, spiritualitet

E njohur po ashtu si lulja e nuses, lulja e bardhë është lule tradicionale e martesës. Në këtë kuptim, e bardha përfaqëson unitet, virtyt dhe dëlirësinë e një dashurie të re. Trëndafilat e bardhë po ashtu janë të lidhur me respektin dhe nderimin, çka i bën të përshtatshëm për kujtimin e të dashurve që kanë ikur.
Numri i trëndafilave të bardhë tregon se sa shumë doni që i dashuri apo e dashura të jepet pas jush.

E portokalltë: Dëshirë, entuziazëm dhe pasion

Një përzierje e saktë e të verdhës dhe të kuqes, trëndafilat e portokalltë janë parë si urë në mes miqësisë së simbolizuar nga trëndafilat e verdhë dhe dashurisë të përfaqësuar nga trëndafilat e kuq. Ata mund të jenë shprehje e fascinimit, apo dhuratë për të thënë “Jam krenar në ty”.

E purpurt: Magjepsje, madhështi, dashuri në shikim të parë

Ngjyra vjollcë ka një asociacion tradicional me mbretëroren. Në këtë drejtim, nuancat e luleve me ngjyrë të purpurt sugjerojnë një frymë të madhështisë dhe shkëlqimit mbretëror.

Youtube

Arkiva

Kategoritë