Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Vitia: 26 bashkatdhetarë janë liruar nga spitali i Sllavonski Brod dhe pritet të kthehen sonte në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se 26 bashkatdhetarët të cilët po trajtoheshin në spitalin e Sllavonski Brod, tashmë janë liruar në gjendje të mirë shëndetësore.

Vitia përmes një postimi në Facebook ka thënë se po përgatitet edhe kthimi i tyre sonte për në Kosovë.

“Pas diskutimeve të fundit me menaxhmentin e spitalit ne Sllavonski Brod dhe Ministrin e Shëndetësisë Vili Berosh, tani më janë liruar 26 bashkatdhetarë të cilët ndihen mirë dhe janë vendosur në ambiente të përshtatshme. Sonte po përgatitet kthimi i tyre në Kosovë”, ka shkruar Vitia.

Ministri ka bërë të ditur se të shtrirë ende në spital janë edhe 15 qytetarë, nga të cilët dy janë në kujdes intensiv dhe njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

“Të tjerët janë stabil dhe jashtë rrezikut për jetë. Ndërsa një pacient që ishte dërguar në spital në Zagreb, është në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë”, ka shkruar Vitia.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Të dashur bashkëatdhetarë,

Këto ditë së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme z. Xhelal Sveçla kemi ndjekur nga afër situatën me bashkëatdhetarët tanë të lënduar nga aksidenti tragjik .

Pas diskutimeve të fundit me menaxhmentin e spitalit ne Sllavonski Brod dhe Ministrin e Shëndetësisë Vili Berosh, tani më janë liruar 26 bashkëatdhetarë të cilët ndihen mirë dhe janë vendosur në ambiente të përshtatshme. Sonte po përgatitet kthimi i tyre në Kosovë.

Për momentin në spitalin e Sllavonski Brodit janë ende të shtrirë 15 bashkëatdhetarë nga të cilët dy në njësinë intenzive dhe një prej tyre është ende në gjendje të rëndë.

Të tjerët janë stabil dhe jashtë rrezikut për jetë. Ndërsa një pacient që ishte dërguar në spital në Zagreb, është në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Gjatë ditës së sotme priten edhe lirime të tjera.

Falenderime pafund personelit shëndetësor ne spital dhe autoriteteve kroate për angazhimin dhe reagimin e shpejtë në ndihmën e ofruar për bashkëatdhetarët tanë.

Ngushëllime të gjithë familjarëve dhe qytetarëve të Republikës për humbjen e jetës së dhjetë bashkëqytetarëve tanë në këtë aksident tragjik dhe shërim sa më të shpejtë për pacientët, duke siguruar se Qeveria do të qëndroj vazhdimisht pranë për të lehtësuar sadopak dhimbjen në këto momente të vështira për të gjithë ne. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë