88 pacientë janë të shtrirë aktualisht në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme të Kosovës, ku prej tyre 23 janë të konfirmuar pozitivë, 55 me oksigjeno-terapi dhe një në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Sipas raportit 24-orësh të ShSKUK-së, në QKUK janë të shtrirë 77 pacientë, ku 13 prej tyre janë Covid-19 pozitivë
Klinika Infektive ka 29 pacientë, ndërsa Klinika e Pulmologjisë 42 pacientë të shtrirë.
Në spitalet e përgjithshme janë 17 pacientë, 10 prej tyre Covid-19 pozitivë dhe 7 me oksigjeno-terapi.
– Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
– Spitali i Pejës, 4 pacientë
– Spitali i Gjilanit, 10 pacientë