Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Menjëherë hiqni nga kuzhina këto enë: pengoni përhapjen e baktereve dhe sëmundjeve!

Nga enët plastike të rekomanduara janë, nëse patjetër duhet t’i blini, vetëm nga plastika BPA-free me kodet ricikluese 1,2 apo 5.

Në kuzhinë fshihen shumë rreziqe për të cilat nuk jemi të vetëdijshëm. Me atë rast mendojmë vetëm në bakteret dhe higjienën e pamjaftueshme.

Fjala është për enët, transmeton Telegrafi.

Nëse në kuzhinën tuaj ushqimi gatuhet në enë plastike apo alumini, koha është t’i hidhni poshtë dhe bashkë me to edhe helmet të cilat i përmbajnë.

Plastika përmban bisfenolin A, i njohur si shkurtesë BPA. Ajo përbërje lidhet me shumë sëmundje, madje edhe me kancerin.

Disa shkencëtarë konstatojnë se shkaktojnë sterilitetin, sëmundjen e zemrës dhe diabetin.

Nga enët plastike rekomandohen, nëse patjetër duhet t’i blini, vetëm nga plastika BPA-free me kodet ricikluese 1,2 apo 5.

Mbajeni në mend këtë të dhënë: kodet ricikluese 3 dhe 7 përfshijnë BPA apo bashkime të tjera të dëmshme.

Alumini është i lidhur me demencinë, sëmundjen e Parkinsonit dhe autizmin.

Për t’iu shmangur helmimit dhe sëmundjeve, më së miri është që enët plastike dhe të aluminit t’i zëvendësojmë me enë druri, qeramike, qelqi dhe enë të emaluara.

Youtube

Arkiva

Kategoritë