Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë është sulmuar seksualisht një vajzë e mitur.
Policia njofton se rasti ka ndodhur më 21 korrik, rreth orës 20:20, transmeton Telegrafi.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e cekur. Viktima femër kosovare (e mitur) është intervistuar në prezencë të zyrtarit të QPS-së, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Rasti është duke u hetuar.