Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Italia pritet të vendosë kufizime për njerëzit e pavaksinuar

Qeveria italiane pritet të vendosë kufizime për njerëzit e pavaksinuar, derisa përpiqet të ndalojë rritjen e rasteve me coronavirus.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, në një lëvizje të ngjashme të parë në Francë, personat që nuk janë vaksinuar plotësisht mund të mos shërbehen brenda në restorante dhe bare, si dhe mund t’iu ndalohet hyrja në stadiume, muze, teatro, kinema, pishina dhe palestra.

Qeveria shpreson që detyrimi për të paraqitur gjithshtu një “leje jeshile”, kur udhëton brenda vendit me tren ose aeroplan, do të stimulojë më shumë njerëz për t’u vaksinuar.

Dekreti pritet të miratohet këtë javë dhe mund të hyjë në fuqi nga 26 korriku.

Vdekjet dhe shtrimet në spital për shkak të COVID-19 kanë rënë ndjeshëm që kur Italia përshpejtoi programin e saj të vaksinimit.

Por infeksionet, kryesisht të nxitura nga variant Delta, janë rritur gjatë javës së kaluar, pasi vetëm të dielën u raportuan 3,127 raste të reja. Bëhet e ditur se po të njëjtën ditë u regjistruan tre viktima për shkak të coronavirusit, derisa numri i përgjithshëm u rrit në mbi 127 mijë. /Telegrafi/

Youtube

Arkiva

Kategoritë