Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Desert me çokollatë, pa vezë, margarinë dhe pa asnjë gram miell!

E përsosur në çdo rast. Një ëmbëlsirë të cilës vështirë t’i thuash jo

Përbërësit:

– 500 ml qumësht;
– 100 g sheqer,
– pak kripë;
– 2 lugë pluhur kakao;
– 90 g çokollatë të zezë;
– 1 qese xhelatinë ose agar.

Do t’ju duhet një kuti tetrapaku bosh;

Përgatitja:

400 ml qumësht, 100 g sheqer dhe pak kripë përzieni dhe lëreni të nxehet. Ndërkohë, trazoni kakaon në 100 ml qumësht të mbetur për t’u bashkuar pa droçka.

Hidhni qumështin e nxehur dhe trazojeni. Shtoni çokollatën e copëtuar në kube dhe përzieni derisa të shkrihet.

Tretni xhelatinën ose agarin në ujë sipas udhëzimeve në qese, shtojeni atë në një tenxhere dhe ziejini derisa të vlojë dhe të trashet.

Hidhni përzierjen e nxehtë në një kuti tetrapaku të zbrazët dhe të larë dhe vendoseni në frigorifer të ftohet.

https://www.youtube.com/watch?v=JFXDIAGGZlA

Shijojeni,

Youtube

Arkiva

Kategoritë