Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Dy raste me koronavirus brenda 24 orëve në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 1 mijë 944 testime, 2 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 3 qytetarë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.534.

Në total numri i rasteve aktive është 98.

Deri më tani në Kosovë janë infektuar me koronavirus 107.894 pacientë, derisa kanë vdekur 2.264.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.430 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 310.415 doza të vaksinës.

Deri më sot 90.165 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë