Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Pse numri i vetëvrasjeve rritet gjatë verës?

Shumica e vetëvrasjeve nuk ndodhin gjatë pushimeve të dimrit, siç mund të mendojnë rëndom njerëzit, por në fund të korrikut dhe në gusht

Në këtë periudhë të vitit, të qenit i vetëdijshëm se si ndihen njerëzit që duam është edhe më e rëndësishme se zakonisht. Nuk mjafton vetëm të thuash nëse sheh diçka; mbase do të të duhet të jesh ti ai që do të çosh dikë në zyrën e mjekut.

Një vëzhgim dhe një veprim mund të shpëtojë një jetë, ndoshta disa.

Pse nivelet e vetëvrasjeve rriten gjatë verës?

Nuk është e qartë. Por sipas mjekut terapist Balton Goldsmith, vlen për t’u përmendur fakti që ditët janë shumë më të gjata se në dimër, dhe kjo mund të jetë e vështirë nëse jeni në depresion, shkruan Psychology Today.

Sigurisht, çrregullimi afektiv sezonal është pikërisht e kundërta: Njerëzit bien në depresion pa dritë, ose duke qëndruar për shumë gjatë brenda. Por për ata që vuajnë nga depresioni gjatë gjithë vitit, ora e gjumit mund të jetë pjesa më e mirë e ditës, dhe detyrimi për të qëndruar zgjuar më vonë u jep më shumë kohë për t’u përballur me dhimbjen e tyre të brendshme.

Kjo është gjithashtu një nga arsyet pse alkooli dhe përdorimi i drogës rritet në verë.

Ju mund të jeni në depresion pa u vetëvrarë – miliona njerëz janë – por nëse keni mendime vetëvrasëse, ju jeni në rrezik. (Në çdo rast, telefononi në numrat 112 (urgjenca) dhe/ose 129 (policia).

Me pandeminë, gjërat janë përkeqësuar për shumë njerëz që janë në depresion. Vetmia është gjithashtu në një nivel epidemie dhe kjo lloj dhimbjeje zemre mund t’ju bëjë të mendoni se jeni vetëm ose nuk keni rëndësi për të tjerët.

Vetëvrasja nuk është një përgjigje. Është thjesht një mënyrë për të mos ndjerë më. Ju duhet të kuptoni se edhe kur ndjesitë që keni nuk janë të mira, ato janë një rikujtesë se jeni gjallë dhe lajmi i mirë është se asnjë prej atyre ndjesive nuk do të zgjasë përgjithmonë.

Përsa kohë që jeni këtu, ju keni në dorë të ndryshoni situatën dhe qëndrimin tuaj. Po, ndoshta do t’ju duhet një ndihmë e vogël, por gjërat e mëdha nuk bëhen vetëm apo jo?

Youtube

Arkiva

Kategoritë