Në Rusi me 786 vdekje gjatë 24 orëve të fundit është shënuar “shifra më e lartë” e rasteve ditore që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), duke e rritur numrin e viktimave në 145 mijë.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit të Rusisë njoftoi se me 23.827 raste të reja, numri i rasteve ka arritur në 5.857.002 ndërsa me 21.269 të shëruar nga virusi numri i të shëruarve arriti në 5.257.483.
Me 786 vdekje gjatë 24 orëve të fundit është shënuar “shifra më e lartë” e rasteve ditore që nga fillimi i pandemisë, duke e rritur numrin e viktimave në 145.278. Në kryeqytetin Moskë në 24 orët e fundit janë regjistruar 3.966 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 1.443.598 ndërsa me 109 vdekje të reja, numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 23.967.
Numri më i lartë i rasteve ditore në Rusi u regjistrua më 24 dhjetor 2020 me 29.935 raste ndërsa dje në vend u regjistruan 24.702 raste dhe 780 vdekje.