Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Pesë raste të reja me koronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 1 mijë e 050 testime,5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 6 qytetarë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.463.

Raste aktive mbeten 132.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.361 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 260.955 doza të vaksinës.

Deri më sot 67.578qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë