Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Qershia më e madhe në botë, familja italiane që këtë frut e kultivon prej një shekulli futet në librin e rekordeve Guiness

Fermerët italianë kanë kultivuar qershinë më të madhe në botë që “peshon” 33 gramë, duke thyer rekordin e mëparshëm, shkruan The Guardian.

Qershia karmen është kultivuar nga Alberto dhe Juiseppe Roso nga Piyemonti, qytet i njohur për qershi. Familja Roso kultivon këtë lloj fruti për më shumë se një shekull, transmeton Telegrafi.

“Tash e disa vite kemi vërejtur që qershitë tona karmen janë me madhësi që mund të fitojnë titull në librin e rekordeve Guiness, e këtë vit kemi vendosur të garojmë dhe duhet të jetë prezent komisioni vlerësues”, ka thënë për Republica, Alberto Roso.

Qershia e re dhe më e rënda peshon 33.05 gramë, duke kaluar kështu rekordin e mëparshëm që ishte 26.45 gramë, që e kishte arritur një fermer tjetër italian në shkurt të këtij viti.

“Pavarësisht një viti të dobët, Italia mbetet prodhuesi kryesor në Bashkimin Evropian, afro 30.000 hektarë gjenden në Pulia, e aty janë edhe Kampania, Emilia-Romana dhe Veneto e Lacio”, ka thënë ky fermer italian.

https://youtube.com/watch?v=bWy_88RCgu0%3Ffeature%3Doembed

Youtube

Arkiva

Kategoritë