Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Çfarë ndodh në trurin e njeriut kur bën ‘scroll’ në rrjete sociale? Ekspertët zbulojnë se…

“Instagram”, “TikTok” dhe aplikacione të tjera janë aty për ju në momente të mërzitshme, kur jeni duke pritur për autobusin dhe keni shumë nevojë për ndonjë stimulim.

Kjo lloj lidhje me të tjerët mund të jetë një nxitje e madhe, por ekspertët  thonë për “Bustle” se shumë media sociale mund të ndikojnë edhe në gjendjen tuaj shpirtërore.

Në nivelin bazë, mediat sociale aktivizojnë disa zona të trurit në të njëjtën kohë.

Aktivizon pjesë të ngjashme të trurit me ato që përdoren kur përqendroni vëmendjen tuaj në aktivitete njohëse si leximi ose luajtja me video lojëra,”– thotë një nga ekspertët, prandaj mund të përfundoni duke bërë scroll me orë të tëra.

Qëndrimi në media sociale mund të ndikojë gjithashtu në mënyrën se si truri juaj menaxhon emocionet dhe mund ta keni ndjerë këtë intensivisht gjatë vitit kaluar (Covid-19).

scroll (1)

Shumë njerëz përjetuan trishtim, ankth, zhgënjim dhe mërzi gjatë përpjekjeve të tyre për karantinë ose distancim shoqëror“- tha Dr. Sanam Hafeez Psy.D, një neuropsikolog.

Por mediat sociale mund të ndihmojnë trurin tuaj ta kalojë atë. Kur jeni duke u angazhuar me postime që ju bëjnë të ndiheni mirë, veçanërisht nëse jeni duke komunikuar me dikë që njihni drejtpërdrejt, truri juaj mund të reagojë duke ju dhënë një nxitje.

Gëzimi përkon me lëshimin e dopaminës dhe serotoninës në trup“,- thotë Hafeez. Këta neurotransmetues janë të lidhur me rritjen e humorit.

‘Shëtitja’ nëpër botë përmes burimeve të lajmeve duke kërkuar azhurnimet më të fundit mund të jetë gjithashtu e keqe për trurin tuaj. Doomscrolling, vuri në dukje Universiteti i Londrës, mund të nënkuptojë “ndjenjën e mbytur dhe të mbingarkuar nga një rrymë informacioni të pakontrolluar”.

scroll (2)

Ndërsa mund të duket si një mënyrë për të qëndruar i informuar, ai thjesht mund të ushqejë stresin në trurin tuaj duke e bombarduar atë me negativitet.

Një studim i botuar në vitin 2021 në Neuron gjeti një shpjegim tjetër pse nuk mund të ndaloni së bëri ‘scroll’. Kur përballeni me kuriozitetnin për të mësuar më shumë për lajmet e këqija, pjesët e trurit tuaj që ju inkurajojnë të vazhdoni zgjerohen.

Edhe nëse informacioni i ri po ju bën të ndiheni keq, preferenca e trurit tuaj është të dini më shumë në vend që të fikni telefonin dhe të merreni me diçka tjetër.

Por, mediat sociale kanë potencialin për t’u përdorur për mirë. Thjesht organizoni një kohë të caktuar për përdorimin e ekranit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë