Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Ish-ministri Zemaj njofton se Danimarka do të dhurojë 250 mijë vaksina për Kosovën

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se Danimarka do të ndihmojë Kosovën në luftën kundër pandemisë COVID-19.

Zemaj mes tjerash bën të ditur se Danimarka do t’i dhurojë Kosovës 250 mijë vaksina, njofton Klankosova.tv.

“Danimarka nuk e harron Kosovën. Edhe një lajm i mirë në betejën kundër pandemisë Covid-19. Danimarka shteti mik i Kosovës, dërgon 250.000 vaksina falas për qytetarët tanë. Faleminderit shumë. Mirënjohës përgjithmonë. Miqësia në ditët e vështira është vlerë e veçantë dhe e paharrueshme. Nderim për popullin dhe shtetin e Danimarkës. Të bekuar me miqësinë Tuaj!” është shprehur Zemaj./KlanKosova

Youtube

Arkiva

Kategoritë