Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar një person në qytetin e Lipjanit, rreth orës 21:58.
Kjo pasi ai i dehur kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe fëmijeve të tij, transmeton Indeksonline.
Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë i Policisë së Kosovës për këtë rast:
Lipjan 02.07.2021 ─ 21:58. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili në gjendje të dehur kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare dhe fëmijëve të tij. Si pasojë e rastit viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.