Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Gati gjysma e qytetarëve të Komunës së Prishtinës kanë qenë të infektuar me COVID-19

Komuna e Prishtinës ka prezantuar gjetjet e dy hulumtimeve në lidhje me seroprevalencën e SARS-COV-2.

Me këtë rast, kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti ka thënë se nga hulumtimet që kanë bërë ka rezultuar se rreth 47 për qind e qytetarëve të Komunës së Prishtinës kanë qenë të infektuar me COVID-19.

“Faktet kryesore të cilat janë për qytetarët është se rreth 47 për qind e qytetarëve të Komunës së Prishtinës kanë dal pozitiv me COVID. 48 për qind e punëtorëve shëndetësorë janë pozitiv ose me test serelogjik ose me PCR. 17 për qind janë serologjik pozitiv ndërsa rreth 39 për qind pozitiv me test PCR. Nga punëtorët tonë në QKMF, pak mjek ka pasur që nuk kanë qenë të infektuar”, ka thënë ai.

Ahmeti ka treguar se rreth 21 për qind e punëtorëve komunal kanë rezultuar pozitiv në testin serologjik.

Ndërsa, në uljen e rasteve të reja me COVID-19 në këtë komunë, Ahmeti ka thënë se infektimi i një numri të madh të qytetarëve të Prishtinës ka bërë që numri i rasteve të reja tani të jetë më i ulët.

Përndryshe, ai e ka parë të rëndësishëm vaksinimin kundër këtij virusi

Youtube

Arkiva

Kategoritë