Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), në një deklaratë të bërë së fundmi ka bërë me dije se vaksinimi anti-Covid nuk shfaq asnjë shqetësim për gratë shtatzana.
Ndër të tjera theksohet se katër vaksinat që janë miratuar nga Bashkimi evropian, janë efektive dhe mbrojtëse ndaj mutacionit Delta.
Sipas Agjencisë Evropiane të Barnave, të gjithë prodhuesve të vaksinave u është kërkuar tashmë të hetojnë nëse formulimi që ata prodhojnë ofron mbrojtje ndaj llojeve të reja të virusit.
“Të gjitha hetimet po shqyrtohen nga Coreper për të përcaktuar nivelin e mbrojtjes që ofrojnë vaksinat aktuale Covid kundër varianteve të reja.”
Lidhur me raportet e rasteve të miokarditit dhe perikarditit pas vaksinimit, Coreper thekson se vlerëson këto raporte.
Së fundmi, në lidhje me vaksinën Covid-19 mRNA të CureVac gjermane, e cila sipas të dhënave përfundimtare nga testet ka një efektivitet prej 48%, Agjencia Evropiane e Barnave thekson se vlerësimi i të dhënave klinike vazhdon. e.su./abcnews.al