Sonte më fillim nga ora 21:00, në emisionin “Takim virtual me Shëndritin”, do të jetë e ftuar u.d. drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë, ass. dr. Violeta Grajcevci, dr. sci., me të cilën do të diskutohet në lidhje me anemitë te fëmijët.
Grajcevci ka diplomuar në Universitetin e Prishtinës – Fakulteti i Mjekësisë (1997). Specializimin në lëmin e pediatrisë e kreu në vitin 2003 në Prishtinë. Atë vit filloi punën si pediatër në Klinikën e Pediatrisë- Repartin e Hemato-Onkologjisë. Nëvitin 2006 zgjidhet asistente e angazhuar në lëndën “Pediatri”, kurse në vitin 2007 zgjidhet asistente e rregullt në lëndën “Pediatri” në Fakultetin e Mjekësisë.
Studimet e Magjistraturës i përfundoi në Prishtinë në vitin 2007. Në vitin 2009 zgjidhet shefe e Repartit të Hemato-Onkologjisë që për 12 vite me radhë organizoi punën në repart për pacientët me sëmundje të rënda hemato-onkologjike. Studimet e Doktoraturës I përfundoi në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë në vitin 2021.
Në qershor të vitit 2021 emërohet u.d.drejtoreshë e Klinikës së Pediatrisë. Është autore dhe koautore e shumë punimeve kombëtare dhe ndërkombëtare dhe prezantuese e këtyre punimeve brenda dhe jashtë Kosovës. Bashkëpunëtore e librave universitar në lëminë e Pediatrisë për studentët e Mjekësisë së Përgjithshme, Stomatologjisë, Infermierisëdhe Onkologjisë Pediatrike. Ka kryer trajnime të shumta brenda dhe jashtë Kosovës në lëminë e hemato-onkologjisë pediatrike – Itali, Austri dhe Holandë. Trajnim në Shkollën e kemioterapisë për 4 vite radhazi. Punoi instruktor klinik për mjekimin e integruar të sëmundjeve të fëmijëve. Është sekretare e Shoqatës së Hematologëve të Kosovës, sekretare e Katedrës së Pediatrisë dhe anëtare e Shoqatës së Pediatërve dhe Onkologëve të Kosovës.
Ndërkohë, të gjithë ata që kanë pyetje për mysafiren në lidhje me temën, këtë mund ta bëjnë duke u orientuar në faqet “Familja Jonë”, në Facebook dhe Instagram, si dhe gjatë kohës kur intervista është duke u zhvilluar, në hapësirën për komente.
Cila është arsyeja pse fëmijët mund të jenë anemik? Si trajtohet anemia tek fëmijët? Cilat janë shenjat kur një fëmijë ka anemi? Janë vetëm disa nga pyetjet që do t’u jepen përgjigje.
Për shumcka në lidhje me anemitë te fëmijët, ndiqeni emisionin “Takim virtual me Shëndritin”, më fillim nga ora 21:00, vetëm në faqen “Familja Jonë në Facebook.