Këshilltarët nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), do të takohen të mërkurën për të vlerësuar mundësinë e një lidhje midis rasteve të rralla të inflamacionit të zemrës dhe vaksinave ARNm/COVID-19 nga Pfizer/BioNTech dhe nga Moderna.
CDC ka hetuar raste të inflamacionit të zemrës kryesisht tek të rinjtë e gjinisë mashkullore për disa muaj. Ministria izraelite e shëndetësisë në fillim të këtij muaji tha se pa një lidhje të mundshme midis rasteve të tilla dhe vaksinës Pfizer, shkruan Reuters përcjell Gazeta Shneta.
Gjatë takimit të komitetit, agjencia do të paraqesë detaje të më shumë se 300 rasteve të konfirmuara të miokarditit dhe perikarditit të raportuara në CDC dhe Administratën e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në mbi 20 milion adoleshentë dhe të rritur të vaksinuar në Shtetet e Bashkuara, tha drejtoreshë e CDC-së, Rochelle Walensky gjatë një konferencë në Shtëpinë e Bardhë të mbajtur javën e kaluar.
CDC në fillim të këtij muaji tha se ishte ende duke vlerësuar rrezikun nga gjendja dhe nuk konfirmoi një lidhje shkakësore midis vaksinave dhe çështjeve të zemrës.
Sipas agjencisë CDC, një numër më i lartë se sa pritej i të rinjve të gjinisë mashkullore kanë përjetuar inflamacion të zemrës pas dozës së tyre të dytë të vaksinës ARNm me më shumë se gjysmën e rasteve të raportuara në personat midis moshës 12 dhe 24 vjeç.
Komiteti Këshillëdhënës për Praktikat e Imunizimit (ACIP), do të diskutojë përfitimet e vaksinave ARNm kundrejt rrezikut të mundshëm për adoleshentët dhe të rriturit nga çështjet e zemrës, sipas CDC.
Megjithëse zyrtarët shëndetësorë në Izrael kanë përcaktuar se ka të ngjarë të ketë një lidhje midis vaksinimit dhe inflamacionit të zemrës, shqetësimet rreth variantin më infektues të koronavirusit Delta e kanë shtyrë vendin të nxisë vaksinimin e grup-moshës 12 deri në 15 vjeç.
Kompnia Pfizer, vaksina e të cilit është autorizuar për përdorim në amerikanët që në moshën 12 vjeç, tha më parë se nuk kishte vërejtur një normë më të lartë të inflamacionit të zemrës sesa normalisht që pritej në popullatën e përgjithshme.
Ndërkaq, nga zyrtarët e vaksinës Moderna kishin thënë se nuk mund të identifikonte një shoqërim shkakësor me rastet e inflamacionit të zemrës dhe vaksinës së tyre.
Mbi 138 milion amerikanë deri më tani janë vaksinuar plotësisht me njërën nga dy vaksinat ARNm, sipas të dhënave të CDC-së që nga e hëna.