Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Gripi i shpendëve, më e rrezikuar Shqipëria e Mesme, konsumatorët të kenë kujdes

Shqipëria është në listën e vendeve të Europës e prekur nga gripi i shpendëve. I cilësuar si virusi H5N8, ai fillimisht u përhap në Europën Perëndimore, e më pas nëpërmjet shpendëve shtegtarë u përhap edhe në Europën Qendrore dhe atë Perëndimore.

Vatrat e para të përhapjes së kësaj epidemie u konfirmuan në javën e parë të qershorit. Me një urdhër të dalë nga Ministria e Bujqësisë, në të gjitha bashkitë e vendit është i ndaluar tregëtimi i shpendëve në ambiente të hapura. Problematikat më të mëdha hasen në qytetet ku dhe numri i fermave me pula është edhe më i lartë.

“Më problem është Shqipëria e Mesme, kemi vatra në veri, por që Shqipëria e Mesme ka më shumë shpendë. Aty duhet treguar kujdes”, u shpreh Kujtim Mersini, epidemiolog-veterinar.

Për të shmangur infektimin e fermave, eksperti sugjeron izolimin e shpendëve në ambiente të mbyllura.

“Shpendët duhet të qëndrojnë në fermë për të mos u infektuar, si dhe duhet që mos të shesin apo të blejnë shpendë të tjerë, sepse mund të infektojnë. Duhet pritur sa të kalojë vala.”

Përhapja e këtij virusi u paralajmërua nga Autoriteti Europian i Sigurisë Ushqimore që në muajin shtator të vitit të shkuar.

“Vendeve të BE-së u kërkohet të rritin masat e mbikëqyrjes dhe biosigurisë për t’u mbrojtur nga shpërthimet e reja të mundshme të gripit të shpendëve këtë vit. Përhapja pasuese në vendet në Evropën Jugore dhe Perëndimore është gjithashtu e mundur. Merrni masa për të zbuluar rastet e dyshuara në fermat e pulave. Paralajmëroni autoritetet shëndetësore veterinare dhe të kafshëve të egra, për rrezikun e mundshëm.”

Në Kosovë, autoritetet kanë asgjësuar mbi 10 ferma. Rreziku më i madh nga ky virus është për shpendët. Nëse blerja bëhet në dyqane të sigurta dhe nëse mishi i pulës gatuhet mirë dhe në temperatura të lartë, nuk përbën rrezik për konsumatorët. /A2 CNN

Youtube

Arkiva

Kategoritë