Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
SHBA-ja pritet të shpall ‘pavarësinë nga pandemia’ më 4 Korrik

Presidenti amerikan, Joe Biden, dëshiron të mbush Ditën e Pavarësisë me kuptim të ri këtë vit duke inkurajuar festimet mbarëkombëtare për të shënuar kthimin efektiv të vendit në normalitet pas 16 muajsh të përçarjes pandemike të coronavirusit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, edhe derisa SHBA-ja pritet të kalojë të martën shifrën prej 600 mijë të viktimave nga virusi, Shtëpia e Bardhë po shpreh sigurinë në rritje që 4 korriku do të shërbejë si një moment i rëndësishëm në rimëkëmbjen e vendit.

Derisa normat e rasteve dhe vdekjeve për shkak të coronavirusit bien në nivele të cilat nuk janë parë që nga ditët e para të shpërthimit, udhëtimet vazhdojnë, shkollat dhe bizneset rihapen, Biden po shpall “një verë lirie” për të festuar qytetarët amerikanët rinisjen e jetës së tyre para-pandemike.

Festa do të shohë ngjarjen më të madhe ndonjëherë të presidencës së Biden: Ai planifikon të presë mjekët e vijës së parë, punëtorët thelbësorë dhe anëtarët e shërbimit ushtarak dhe familjet e tyre në South Lawn për një gosti dhe për të parë fishekzjarrët mbi National Mall. Më shumë se 1,000 mysafirë priten të marrin pjesë, thanë zyrtarët, derisa aranzhimet përfundimtare ende nuk janë zgjidhur. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë