Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Dhjetë lloje perimesh që mund të mbillen gjatë qershorit dhe korrikut

Disa perime bën të mbillen më herët, ndërsa disa specie rriten më mirë në dhé të ngrohtë dhe arrijnë rendimente më të mira në qershor dhe korrik

Nëse nuk i keni mbjellë herët, ne po ju sjellim 10 lloje perimesh që mund t’i mbillni gjatë muajve të verës dhe të shijoni frutat e tyre brenda 30 ditësh, transmeton Telegrafi.

1. Sallata e gjelbër (të gjitha llojet)

Muajt e verës janë të përshtatshëm për të gjitha llojet e sallatave të gjelbra. E vetmja pengesë është se ajo “rritet” shpejt, kështu që nëse doni ta vilni vazhdimisht, duhet të mbillni lehe të reja çdo 20 ditë. Këputeni dhe hidheni sallatën e vjetër dhe mbillni sallatë të re.

2. Rrepkat

Në pak më shumë se njëzet ditë pas mbjelljes, ju do të keni rrepka të freskëta në tryezë. Gjithashtu, ato prishen shpejt, kështu që ju vazhdimisht duhet të mbillni të reja.

3. Qepë të reja ose qepë pranverore

Armiqtë e vetëm të tyre janë krimbat, por edhe thatësira e madhe. Pëlqejnë ujin, kështu që do të rriten shpejt nëse u krijoni kushte të favorshme.

4. Kungulleshat e njoma

Përveç frutave, mund të hani edhe lule që janë një delikatesë e vërtetë.

5. Fasulja

Nëse mbillni misër, mbillni edhe fasule bashkë me të. Fasulja nuk kërkon shumë kujdes, kështu që ju mund ta mbillni atë larg shtëpisë, dhe herë pas here ta prashitni dhe ta ujitni.

6. Bizelja

Mbillni bizele tani dhe pas disa muajsh do të merrni kokrra të freskëta të gjelbra që mund t’i hani në sallata – të papërpunuara termikisht. Përsëri, nëse dëshironi një vjelje më të hershme të bizeleve gjatë pranverës, mbillni farat gjatë muajve të parë të dimrit.

7. Karota

Para mbjelljes, prashiteni mirë tokën, mbillni karota dhe ujitini ato rregullisht. Ujitja i mirë do të sigurojë rritje më të shpejtë, por edhe fruta të ëmbla.

8. Panxhari me gjethe

Nëse mbillni panxhar, do të vilni gjethet e para brenda një muaji. Më vonë (gjatë muajve të verës), panxhari i mbjellë mund të “dimërojë” dhe të japë gjethet e para, të reja që në fillim të pranverës së hershme.

9. Panxhari i kuq

Ju gjithashtu mund ta mbillni atë në korrik ose qershor, dhe ta vilni në dy muaj si një panxhar i vogël. Nëse e lini atë deri në shtator dhe tetor, do të merrni produkte të rrumbullakëta dhe të mëdha.

10. Lakra, lulelakra, brokoli

Të gjitha llojet e lakrave mund të mbillen dhe rimbillen gjatë muajve të verës dhe të sjellin një rendiment të përsosur.

Youtube

Arkiva

Kategoritë