Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, Vebi Mujku: Mos iu jepni para lëmoshëkërkuesve, kështu po rritet numri i tyre

Gjatë emisionit “Takim virtual me Shëndritin”, të premten mbrëma, ishte i ftuar drejtori i Qendrës për Punë Sociale për komunën e Prishtinës, Vebi Mujku, me të cilin u diskutua në lidhje me shërbimet sociale që Qendra për Punë Sociale ofron për qytetarët me nevojë.

Një cështje që u diskutua ishte edhe numri i lëmoshëkërkuesve fëmijë në komunën e Prishtinës, dukuri kjo që, sipas Mujkut, vazhdon të mbetet ende shqetësuese. Ai thekson se më së shumti lëmoshëkërkues fëmijë ka nga komunitetet tjera në Kosovë.

Një problem që u ngrit gjatë këtij diskutimi ishte edhe fakti se shumë qytetarë vazhdojnë t’u japin para lëmoshëkërkuesve, e në këtë mënyrë po kontribuojnë në rritjen e numrit të fëmijëve lëmoshëkërkues.

Ai, përmes emisionit, u bëri thirrje qytetarëve se sa më pak të japin lëmoshë, aq më pozitivisht do të ndikonin në uljen e lëmoshëkërkuesve në vend.

“Shumë herë qytetarët, duke dhënë lëmoshë, vetëm sa kontribuojnë në rritjen e numrit të fëmijëve në situatë rruge. Ne kërkojmë nga qytetarët që sa më pak të japin lëmoshë, kësisoj numri i fëmijëve lëmoshëkërkues do të bie edhe më shumë, përndryshe, nëse vazhdojnë t’u japin para atyre, ata vetëm sa do të ndikojnë në rritjen e numrit të lëmoshëkërkuesve fëmijë”, theksoi ai.

Mujku tutje u shpreh se janë duke punuar në uljen e numrit të fëmijëve në situatë rruge, duke bashkëpunuar me Policinë e Kosovës dhe institucionet tjera.

Youtube

Arkiva

Kategoritë