Agjencia Rregullator e Medikamenteve dhe Produkteve Shëndetësore në Britani (MHRA) ka autorizuar përdorimin e vaksinës anti covid nga Pfizer për adoleshentët 12 deri në 15 vjeç.
Sipas shefes ekzekutive, Dr.June Raine, vaksina nga Pfizer është e sigurt dhe efektive për këtë grupmoshë dhe se benefitet e saj tejkalojnë çdo rrezik shkruan CNN.
“Në bazë të rishikimeve të provave klinike te adoleshentët 12 deri në 15 vjeç është arritur në përfundim se vaksina Pfizer/BioNTech Covid-19 është e sigurt dhe efektive dhe se përfitimet e saj tejkalojnë çdo rrezik”
Ky vendim vjen pasi Franca njoftoi ditë më parë se vaksinimi i adoleshentëve të moshës 12 deri në 18 vjeç do të fillojë që nga 15 qershori.
Së fundmi, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave zgjeroi autorizimin e përdorimit emergjent të vaksinës anti covid nga Pfizer për grupmoshën 12 deri në 15 vjeç.