Në javën e fundit të muajit maj në Kosovë ka rënë numri i viktimave nga coronavirusi, e po ashtu edhe numri i rasteve të reja të infektimit.
Sipas të dhënave të publikuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK) nga data 24 maj e deri më 31 maj betejën me coronavirus e kanë humbur katër persona.
Ndërkaq, numri i personave që janë shëruar nga virusi ka shënuar rritje.
24 maj – 93 të shëruar, 14 raste pozitive, 1 rast i vdekjes
25 maj – 258 të shëruar, 11 raste pozitive, 1 rast i vdekjes
26 maj, asnjë rast i vdekjes, 44 raste pozitive 152 të shëruar
27 maj, 230 të shëruar, 23 raste pozitive, 1 rast i vdekjes,
28 maj, asnjë rast i vdekjes, 18 raste pozitive, 412 të shëruar nga coronavirus
29 maj, 133 të shëruar, 28 raste pozitive, 1 rast i vdekjes
30 maj, asnjë i vdekur, 23 raste pozitive dhe 139 të shëruar nga coronavirusi
31 maj, asnjë rast i vdekjes, 5 raste pozitive, dhe 184 të shëruar nga coronavirusi
Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 2318 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 67.094 doza të vaksinës.
Nga 2733 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 177 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.143.
Në total numri i rasteve aktive është 2.043.