Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Kur duhet filluar terapia kundër Sklerozës Multiple? Përgjigjet neurologu, dr. Blerim Myftiu

Këtë të premte, në emisionin “Takim virtual me Shëndritin”, ishte i ftuar neurologu, dr. Blerim Myftiu, me të cilin u diskutua kryesisht pwr sëmundjen e Sklerozës Multiple.

Një cështje me rëndësi në këtë aspekt është edhe fillimi i terapisë ndaj kësaj sëmundje, pra koha se kur duhet filluar të aplikohet terapia te pacienti. Sipas Mytfiut, terapia kundër Sklerozës Mutiple mund të fillojë menjëherë pas diagnostifikimit të saj, por që është në zgjedhjen e pacientit se kur dëshiron të fillojë me terapinë. Mytfiu thekson se 70 deri në 80 për qind të rasteve të Sklerozës Multiple shoqërohen me sulme klinike që, me kalimin e kohës, mund të hyjë në një fazë të përkeqësimit gradual.

“Terapia kundër Sklerozës Multiple mund të fillojë menjëherë pas diagnostifikimit të saj. Në momentin kur një pacient diagnostifikohet me Sklerozë Multiple, së paku ne si klinikë, e kemi për obligim që pacientin ta informojmë për sëmundjen, për ecurinë e pritshme të sëmundjes dhe t’ia ofrojmë terapinë për të cilën mendojmë se është adekuatja për rastin konkret. Pacienti është i lirë të vendosë të fillojë apo të mos fillojë me terapinë përkatëse. Ne nuk mund ta gjykojmë në bazë të asnjë të dhënë se si do të shkojë sëmundja e pacientit. Si përkufizim: Skleroza Multiple është një sëmundje që në 70-80 për qind të rasteve shoqërohet me sulme të kohëpaskohshme, që mund të jenë të llojllojshme, e cila, me kalimin e kohës, mund të hyjë në një fazë përkeqësimi gradual, por kjo s’do të thotë që vlen për të gjithë”, theksoi ai.

Tutje, Myftiu shpjegoi se opsionet terapeutike kundër kësaj sëmundje mund të jenë jo të favorshme për pacientin. Terapia kundër Sklerozës Multiple mund të jetë përmes injektimeve nënlëkurore cdo dy ditë ose tri herë në javë

Youtube

Arkiva

Kategoritë