Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Sonte në “Takim virtual me Shëndritin” neurologu, dr. Blerim Mytfiu

Sonte, më fillim nga ora 21:00, në emisionin “Takim virtual me Shëndritin”, do të jetë i ftuar neurologu, dr. Blerim Mytfiu, me të cilin do të diskutohet lidhur me sklerozën multiple.

Mytfiu studimet bachelor i kreu në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Mjekësisë, për të vazhduar më pas me specializimin katërvjecar në lëmin e neurologjisë në Universitetin e Stambollit. Më parë, Mytfiu ishte i angazhuar edhe si mjek rezident i neurologjisë në Universitetin e Stambollit.

Aktualisht, Mytfiu është i angazhuar si neurolog në Spitalin Amerikan, e po ashtu edhe si profesor asistent në Fakultetin e Mjekësisë në UP.

Çka është skleroza multiple? A është e shërueshme? Cilat janë mënyrat e trajtimit? Janë vetëm disa prej cështjeve që do të diskutohen me të ftuarin në linjë virtuale.

Ndërkohë, kushdo që ka pyetje në lidhje me temën, këtë mund ta bëjë duke u orientuar në faqet “Familja Jonë”, në Facebook dhe Instagram, ose edhe gjatë kohës kur intervista është duke u zhvilluar drejtpërdrejt, në hapësirën për komente. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë