Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
2,987 raste aktive me coronavirus në Kosovë, pritet vaksinimi masiv pas ardhjes së mbi 100 mijë dozave antiCOVID

Numri total i rasteve pozitive është 107.336 raste nga 602.319 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.242 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 230 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.107 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.987.

Ndryshe, të enjten mbrëma në Kosovë kanë arritur 100 mijë e 620 vaksina Pfizer falë Aleancës Gavi të COVAX në Republikën e Kosovës.

“Që nga arritja e 24, 000 dozave të para të vaksinës, të cilat u pasuan nga 38, 400 doza që morëm dy javë më parë, dhe 15, 000 doza, që janë dorëzuar deri më tani nga Mekanizmi i Bashkimit Evropian për Ballkani Perëndimor, ekipet e vaksinimit në të gjithë vendin kanë vaksinuar grupet prioritare dhe qytetarët me sëmundje kronike siç përcaktohet në Planin shtetëror të Vaksinimit”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Nga MSH, theksojnë se “Vaksinimi është mjeti thelbësor dhe shpresa më e mirë për t’i dhënë fund pandemisë COVID-19”, raporton Telegrafi.

“100, 620 vaksinat e siguruara përmes COVAX janë një hap i rëndësishëm për të ndjekur planin e vaksinimit me ritme të shpejta dhe pandërprerë, sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë”, thuhet tutje në komunikatë.

Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia një ditë më parë në Kuvendin e Kosovës ka thënë “Ne do ta arrijmë synimin tonë të vaksinimit të 60% të qytetarëve deri në fund të vitit”.

Ai shtoi se për vaksinimin në masë janë duke hartuar planin e ri.

“Plani është para përfundimit dhe nga 15 qershori do të hyjë në fuqi, ku nga 15 qershori do të fillojë vaksinimi në masë, ku do të shtojmë edhe numrin e ekipeve të vaksinimit”, u shpreh Vitia.

Youtube

Arkiva

Kategoritë