Gjëndra tiroide është një gjëndër jetike hormonale. Ajo luan rol të madh në metabolizmin, rritjen dhe zhvillimin e trupit të njeriut. Nëse nuk keni mjaftueshëm hormone tiroide, proceset në trupin tuaj ngadalësohen.
Poliklinika Endomedica, si çdo herë prioritet ka shëndetin e pacientëve të saj.
Në javën e ndërgjegjësimit për gjëndrën tiroide, në Poliklinikën EndoMedica edhe kësaj here ofrohen shërbime nga më të ndryshmet.
Përveç, shërbimeve në Poliklinikën EndoMedica, ofrohen dhe kontrolla, konsulta me një endokrinolog për simptomat të cilat paraqiten në organizimin tuaj, në rast se keni problem me gjëndrën tiroide.
“Gjëndra tiroide është një organ në formë fluture që ndodhet në bazën e qafës. Kjo gjëndër liron
hormone që kontrollojnë metabolizmin, mënyrën se si trupi juaj përdor energjinë.
Gjëndra tiroide prodhon hormone të cilat kontrollojnë metabolizmin në trupin tonë. Ekzistojnë
trajtime të ndryshme si për funksionin e shtuar, ashtu dhe për funksionin e ulur të saj, për të cilat
mund të konsultoheni pranë klinikës sonë.
Ultrazëri i tiroides është ekzaminimi kryesor për të vlerësuar strukturën e tiroides, praninë e
noduseve, karakteristikat e tyre dhe nevojën për trajtime të mëtejme. Përmes këtij ekzaminimi,
në klinikën tonë merrni informacione për zmadhimin e gjëndrës tiroide, praninë e noduseve,
karakteristikat e tyre, nevojën për procedura e trajtime të mëtejme, si: jod radioaktiv, biopsi,
ndërhyrje kirurgjikale.
Tiroidja është pjesë e sistemit endokrin, i cili përbëhet nga gjëndra që prodhojnë, ruajnë dhe
lëshojnë hormone në qarkullimin e gjakut, në mënyrë që hormonet të arrijnë qelizat e trupit.
Gjëndra tiroide përdor jod nga ushqimet që hani për të prodhuar dy hormone kryesore:
– Triiodotironina (T3)
– Tiroksinë (T4)
– Cilat janë simptomat që keni tepricë të T3 dhe T4 në organizëm?
Ankth, nervozizëm, të rrahura të shpeshta të zemrës, hiperaktivitet, djersitje, diarre, ndjeshmëri
ndaj temperaturave të larta, dridhje e duarve, etj.
– Cilat janë simptomat që keni pak T3 dhe T4 në organizëm?
Probleme me gjumin, lodhje dhe rraskapitje, vështirësi e përqendrimit, lëkurë dhe flokë të thatë,
depresion, kapsllëk, ndryshime ose çrregullim të ciklit, ndjeshmëri ndaj temperaturës së ftohtë, etj.
Nëse keni dyshime që po përballeni me probleme të shkaktuara nga gjendra tiroide, atëherë
kontrolla dhe konsulta më një endokrinolog është e domosdoshme.
Endomedica, këtu, për ju!”. /FamiljaJonë/