Është pjesë e gjeneratës që karrierën si mjek e filloi në fazën më të vështirë, është pjesë e gjeneratës që profesionin e tij si pulmolog e mësoi më shumë mbi një sëmundje e cila nuk ishte në teoritë e studimeve dhe është pjesë e gjeneratës që qytetarëve u qëndroi afër 24/7, edhe përballë të panjohurës, duke qenë kështu krah i profesorëve e mjekëve të vjetër.
Është ky pulmologu, dr. Flamur Marku, i cili, falë përgatitjeve të tij, arritjeve dhe punëve me përgjegjësi, sot gëzon një reputacion të mirë, një besim të madh nga pacientët dhe respekt nga kolegët. Puna dhe altruizmi, të ngërthyera në një profesionalizëm të pashoq, e bëjnë Markun një mjek të suksesshëm dhe të dashur nga pacientët.
Ndonëse, siç shprehet ai, respekti për të dhe pulmologët e tjerë nuk mungoi asnjëherë, sipas Markut, vlera pulmologëve doli në pah më shumë në fillimet e pandemisë. Ai, në një intervistë të dhënë për portalin “Familja Jonë”, foli në detaje për karrierën e tij si pulmolog dhe punën që ai, bashkë me kolegët e tjerë të këtij lëmi, bënë veçmas në periudhën e pandemisë.
“Jo që ishim më pak të rëndësishëm, por tek në fillimin e pandemisë doli në pah vlera e pulmologut, ashtu edhe siç është në të vërtetë. Dhe, nuk e paragjykoj askënd, sepse, madje edhe unë si student, kur kam zgjedhur specializimin për pulmologji, e kam menduar si fushë më të qetë, sepse në ato vite ka pasur më pak pulmologë, punën e tyre e kryenin edhe internistët. Dhe arsyeja që unë e zgjodha në atë kohë pulmologjinë ishte nëna ime të cilën e humba brenda një kohë të shkurtër si rezultat i karcinomës së mushkërive. Nanën nuk arrita ta shpëtoj nga kjo sëmundje, por prej asaj dite unë 24/7 jam në dispozicion të pacientëve më kancer të mushkërive dhe kurrë nuk ngurroj t’i vizitoj edhe në shtëpitë e tyre, edhe t’ua hapi dyert pas orarit, edhe t’u përgjigjem shqetësimeve të tyre në telefon. I kam si amanet që ia kam bërë vetes”, theksoi ai.
23 maji shënon dy-vjetorin e hapjes së Klinikës së Pulmologjisë “Dr. Flamur Marku” në Gjakovë, vend në të cilin punon krahas angazhimeve që ka në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK. Marku tutje rrëfeu për perpecitë që hasi gjatë ushtrimit të këtij profesioni në një ordinancë private.
“Ishte pikërisht 23 maji kur unë fillova punën me pacientët e parë në ordinancën time private, përveç punës që bëja çdo ditë në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK. Ishte përgjegjësi e madhe sepse, si djalë i ri, i cili sapo kishte përfunduar studimet dhe specializimin, bashkëqytetarët e qytetit tim dhe rrethinës i dhanë shumë mbështetje duke më besuar mua dhe përgatitjeve të mia akademike” shprehet ai.
Megjithëse e kishte punën e tij të rregullt si mjek në Klinikën e Pulmologjisë në Prishtinë, qytet në të cilin jeton së bashku me familjen, ai kishte bërë një premtim qysh nga vitet e para të studimeve të cilin edhe e mbajti dhe e realizoi në vitin 2019.
“Unë si student i kam premtuar babës që Gjakovën nuk do ta lë asnjëherë dhe ky ka qenë gjithmonë misioni im. Pikërisht në vitin 2019, kur edhe u stabilizova me punë dhe jetë në Prishtinë, vendosa që Gjakova të jetë destinacioni im çdo ditë të javës pas orës 14:00. Dhe po, e realizova. Që nga maji i atij viti unë çdo ditë, me të mbaruar punën në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK, marr makinën dhe iki për Gjakovë, atje ku më presin qytetarët hallexhinj me sëmundje të shumta të mushkërive”, theksoi Marku.
Në këto rrethana, kur përgjegjësitë ndaj pacientëve pothuajse dyfishohen dhe menaxhimi i punës kërkon një përpikmëri më të lartë, mund të ketë ngapak lodhje. Marku shpjegon se, ndonëse mund të ndihet ndonjëherë i lodhur, fizikisht ose psikikisht, falënderimet që merr nga pacientët janë lehtësimi më i madh shpirtëror për të.
“E vështirë, edhe fizikisht edhe, psikikisht, sa herë që e mendon si rutinë, por lehtësim i madh kur cdo ditë dëgjoj falënderime të natyrës: “Na ke shpëtuar që s’po udhëtojmë deri në Prishtinë për këtë shërbim” ose pacientë kur me vite nuk ishin trajtuar dhe më në fund ndiheshin mirë falë trajtimin që merrnin tek ordinanca ime”, shprehet Marku.
Marku foli edhe për fillimet e karrierës së tij, duke thënë se ishin më të lehta kur trajtonim pacientë me probleme, si: bronkiti, asma, pneumoni, efusione e sëmundje tjera më lehtë të trajtueshme, sfiduese ishin vetëm rastet me CA (kancer të mushkërive), deri në momentin kur filloi pandemia COVID-19.
“Me fillimin e pandemisë u rrit stresi, adrenalina, frika nga e panjohura. Në klinikë punonim pa asnjë ditë pushim, mbanim kujdestari e shpesh edhe zëvendësonim kolegët e infektuar, ndërkohë kisha obligim moral ndaj pacientëve të mi në Gjakovë të cilët ishin sy e veshë kur po shkoja në Gjakovë. Dhe, pikërisht për këtë përgjegjësi që ata ma besuan, unë vendosa që as në ato ditë plot lodhje, si fizike e emocionale, ashtu edhe psikike të shkoj çdo ditë edhe në qytetin tim”
“Më nuk kisha orar pune, më nuk kisha rutinë familjare, thjesht e dija kur filloja punën në Gjakovë, por kurrë se dija kur e përfundoja. Kishte raste që, brenda 5 orëve punë në ordinancë, 2 herë dilja për të vizituar pacientët në shtëpitë e tyre sepse ishin në gjendje të rënda”
Vlen të theksohet që ishin katër muaj që dr. Flamur Marku, përkundër agjendes së tij kaq të stërngarkuar, ai në mënyrë komplet vullnetare, pa asnjë kompensim, ka kontribuar edhe në Spitalin e Gjakovës duke vizituar pacientët me COVID në kohën kur aty kishte shumë të infektuar nga stafi shëndetësor. I pyetur nëse gjatë këtyre dy viteve ka pasur raste kur ka thënë që “s’mundem më, do e lë të paktën njërin vend të punës” ai tha:
“Jo kurrë, as nuk e kam menduar këtë ndonjëherë. Ajo çka shpesh e kam menduar, sidomos në muajt e parë të pandemisë është se si të ia dal, si të jem unë mirë për pacientët e mi. Ka me dhjetra natë e ndoshta edhe më shumë, kur unë pasur 24 orë të kujdestarisë, kam marrë terapi venoze (infuzion) dhe kam shkuar në Gjakovë vetëm e vetëm që mos t’i kthej pacientët e mi të pa trajtuar sepse gjithë shpresat i kishin tek unë. Kujdestaritë atë kohë në klinikë ishin shumë të rënda, kishim shumë raste kritike, shumë vdekje e pak kapacitete pune. Dërrmoheshim, trishtoheshim, qanin, por nuk u dorëzuam asnjëherë”, përfundoi ai.
E pikërisht në dy vjetorin e punës së ordinancës në Gjakovë, dr. Flamur Marku ka vendosur që të jetë sa më afër edhe me pacientët e komunës së Prishtinës. Ai tashmë çdo të martë, të enjte dhe të shtunë është edhe në ordinancën “PULMO PLUS”, ndërsa në Gjakovë vazhdon të jetë çdo të hënë, të mërkurë, të premte dhe të shtunë nga ora 15:30.
Për shkak të kërkesave të shumta, preferohet të bëhet termin për Prishtinë dhe Gjakovë në numrat: 048-300-100 049-488-400 ëhats App: 0038348300100
Fb: Dr.Flamur Marku – Pulmolog Insta: drflamurmarku Adresa e “Pulmo Plus” në Prishtinë prapa Grand Stores, afër Meridianit.