Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Një epidemi tjetër po përhapet në Indi – sëmundja e ‘kërpudhave të zeza’ është e lidhur me COVID-19

Vendet në të gjithë Indinë kanë filluar ta deklarojnë një epidemi të “kërpudhave të zeza”, derisa rastet e infeksionit fatal të rrallë shpërthejnë tek pacientët që po shërohen nga COVID-19.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, sëmundja e kërpudhave, e quajtur mukormikozë, ka një normë vdekshmërie prej 50 për qind.

Sëmundja prek pacientët fillimisht në hundë, por pastaj mund të përhapet në tru dhe shpesh mund të kurohet vetëm me operacion të madh duke hequr syrin ose pjesën e kafkës dhe nofullës.

Zakonisht është një sëmundje e rrallë, por në Indi deri më tani janë raportuar më shumë se 7,200 raste me mukormikozë derisa 219 persona kanë vdekur.

Rritja e infeksioneve të “kërpudhave të zeza”, kryesisht tek pacientët që kishin raste të rënda të COVID-19, ka qenë e lidhur me një përdorim të tepërt të steroideve në trajtimin e coronavirusit, që mund të rrezikojë në mënyrë akute sistemin imunitar nëse merret për një periudhë të zgjatur.

Incidenca e lartë e diabetit në Indi gjithashtu është vlerësuar si shkaktar, me nivele të larta të sheqerit në gjak të lidhura me ndjeshmërinë. India ka nivelin e dytë më të lartë në botë të diabetit.

Sëmundja u raportua gjithashtu në pacientët me COVID-19 të cilët ishin në ventilatorë në njësitë e kujdesit intensiv, për shkak të rrugëve të tyre të frymëmarrjes të cilat ishin të ekspozuara ndaj lagështisë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë