Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
OBSh: Rastet me koronavirus po bien globalisht

Rastet e raportuara Covid-19 në të gjithë botën ranë për të tretën javë me radhë, megjithëse numrat e konfirmuar janë akoma në disa nga nivelet më të larta gjatë pandemisë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh).

4.8 milionë raste të tjera të reja Covid-19 u raportuan në të gjithë botën këtë javë, së bashku me gati 86.000 vdekje të reja, sipas azhurnimit epidemiologjik javor Covid-19 të OBSH-së, shkruan CNN.

Evropa raportoi rënien më të fortë, me 26% më pak raste gjatë javës më parë.

“Të gjitha rajonet raportuan një rënie të rasteve të reja këtë javë përveç rajonit perëndimor të Paqësorit, ku incidenca e rasteve të reja ishte e ngjashme me javën e mëparshme”, sipas raportit.

Rënia globale në javët e fundit vjen pasi rastet Covid-19 arritën kulmin e të gjitha kohërave në prill.

Mirëpo, Covid-19 po vazhdon të përhapet me ritme të larta në shumë vende.

Numri më i lartë i rasteve të reja ishte në Indi, me 2.3 milion më shumë njerëz të sëmurë këtë javë – një rënie prej 13% nga java e fundit. Në Brazil, kishte 437.000 raste të reja, 3% më shumë se një javë më parë.

Ndërsa India është në krizë, ka gjithashtu ngritje shqetësuese në raste dhe shtrime në spital në shumë kombe, përfshirë Nepalin, Sri Lanka, Vietnamin dhe Egjiptin, tha drejtori i përgjithshëm i OBSh-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë për media.

Youtube

Arkiva

Kategoritë