Gjatë shtatzanisë stili i jetesës duhet të jetë sa më i rregullt, ushqyerja e shëndetshme, duhet treguar kujdes me infeksionet, etj.
Tashmë studime na tregojnë se infeksionet do të jenë të dëmshme për trurin e fëmijës, dhe këtë e pohon “Instituti i neuroshkencave në spitalin Humanitas të Milanos”. Ky studim është publikuar më pas në revistën biologjike “Psychiatry”.
Infeksionet lidhen me probleme neurologjike!
Studiuesit mbështesin se aktivizimi i sistemit imunitar tek nëna do të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin neurologjik të fëmijës.
Në të kundërt infeksionet e pranishme gjatë shtatzanisë mendohet se do të shkaktojnë probleme të spektrit të autizmit dhe epilepsisë.
Këto të dhëna, sipas ekspertëve japin mundësinë e trajtimit të problemeve për të parandaluar defektet neurologjike.
E reja që na përcjell ky studim është se ata insistojnë që epilepsia tek bebi favorizohet nga aktivizimi i sistemit imunitar të nënës, dhe kryesisht nga mungesa e balancës të dy proteinave Nkcc1 dhe Kcc2.
Kjo mungesë ekuilibri mes të dyjave do të pengojnë neurotransmetuesin Gaba të kryejë funksionet e tij dhe për pasojë do të shkaktohet anomali në sistemin nervor të fëmijës.
Davide Pozzi, studiues në “Humanitas University” dhe bashkautor në studimin në fjalë shprehet se mungesa e ekuilibrit mes dy proteinave do të provokojë një rritje të proteinave inflamatore ne tru dhe kjo gjë ndodh në momentin që nëna është duke kaluar një infeksion.
Michela Matteoli, drejtuese në In-Cnr dhe përgjegjëse në qëndrën neurologjike të Humanitas, ka shtuar se tashmë ka ardhur koha të studiojmë të gjitha lidhjet e mundshme mes infeksioneve të nënës dhe defekteve të zhvillimit të fëmijës.
Ajo thekson se infeksionet e periudhës së hershme të shtatzanisë do të aktivizojnë sistemin imunitar të nënës dhe për pasojë edhe mundësinë e zhvillimit të epilepsisë.