Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Gjermania lehtëson masat antiCOVID për të shëruarit dhe të vaksinuarit, masat vlejnë edhe për ata që duan të vijnë në Kosovë

Gjermania ka lehtësuar masat antiCOVID për të shëruarit dhe të vaksinuarit. 

Ambasada e Republikës së Kosovës, përmes një komunikate për media ka njoftuar se të premten është votuar ligji për lehtësimin e masave për qytetarët që jetojnë në Gjermani e që janë shëruar apo vaksinuar.

“Kufizimet e kontaktit dhe daljes nuk zbatohet më për njerëzit e vaksinuar dhe shëruar. Kjo do të thotë që, për shembull, njerëzit që janë vaksinuar dhe shëruar nuk llogariten më në takimet private. Kufizimet e daljes gjatë natës sipas Ligjit për Mbrojtjen e Infeksionit gjithashtu nuk zbatohen për këto grupe njerëzish. Lejohen edhe aktivitetet dhe ndalesat e kësaj natyre”, thuhet në njoftimin e bërë nga Ambasada e Gjermanisë.

Tutje, në njoftim thuhet se “Këto masa vlejnë edhe për udhëtarët, përkatësisht ata që mund të dëshmojnë që janë vaksinuar dy herë, apo kanë kaluar virusin dhe paraqesin provat e sipërmendura dhe udhëtojnë”.

Youtube

Arkiva

Kategoritë