Shumë prej jush mund të punojnë me kompjuter, ose e përdorin si një mënyrë për t’u argëtuar, për të kaluar kohën, për të mësuar. Ndodh shpesh që përveç tij, ju të përdorni edhe celularin për të parë njëherë Facebook-un, Instagramin… Por a e dini se çfarë dëmesh i sjellë kjo syve tuaj?
“Kapsitjet e syve pakësohen me shfaqjen përpara pajisjeve,” thotë mjeku Scott Schachter. “Sa herë që ne kapsitim sytë, në të formohet një si shtresë loti që e ndihmon syrin që të jetë i mbrojtur. Pas disa sekondash ajo thahet dhe ata duhet të kapsiten sërish për të qenë të mbrojtur. 5-7 sekonda është quajtur koha normale midis tyre.”
Kur ne ulemi përpara këtyre pajisjeve teknologjike, normat e kapsitjes së syve bëhen çdo 12 sekonda. Kjo i thanë sytë tuaj duke shkaktuar “dehidratimin dhe vdekjen e qelizave të sipërfaqes”.
Përveç kësaj mund të shkaktohen edhe probleme të tjera shëndetësore siç janë ato të gjendrave, inflamacioni etj.
Është e vërtetë që kompjuteri nuk na bën të verbër, por i thanë shikimet tona dhe i bën të rraskapitur. Këto janë disa nga mënyrat që mund të përdorni për të shmangur këto probleme me shikimin.
Bëni pushim
“Për të paktën 6 herë në ditë, shtypini sytë për 10 sekonda,” Schachter. Kjo gjë do të shmangë krijimin e gjendrave në sy. Përpiquni ta bëni këtë një zakon të përditshëm. Vendosni alarmin në telefonin tuaj derisa të mësoheni. Po ashtu edhe përdorimi i kompresave të ngrohta për të paktën 7 minuta në ditë do t’ju ndihmojë.
Përdorni lot artificial
Ashtu siç bëni me trupin tuaj duhet të bëni edhe me sytë kur bie fjala për dehidratimin, shkruan Anabel. Përdorini lotët artificialë katër herë në ditë edhe nëse sytë tuaj nuk janë të thatë.
Konsideroni një filtër për dritën e kaltër
“Duke parë dëmin që kompjuteri shkakton në sy, konsideroni të gjeni një palë syze që do të filtrojnë dritën e dëmshme dhe që lejon kalimin e “dritës së mirë”. Ato do të reduktojnë reflektimet dhe lodhjen,” thotë Schachter. Për të gjetur lente të tilla mund të konsultoheni me mjekun e syve.
Kujdes me vendosjen e kompjuterit
Problemi ndonjëherë mund të jetë edhe qëndrimi i kompjuterit tuaj në zyrë. Sipas Schachter duhet të përpiqeni ta mbani monitorin nën nivelin e syve tuaj. Në këtë mënyrë ata do të jenë më pak të hapur dhe më pak të tensionuar. Nëse pozicioni nuk është i tillë ngrini më shumë karriken tuaj të punës.