Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Studimi: Dy doza të vaksinës Pfizer, deri në 95 për qind efikase ndaj COVID-19

Dy doza të vaksinës “Pfizer”/”BioNTech” kanë rezultuar të jenë deri në 95 për qind efikase ndaj infeksioneve, evitimit të hospitalizimit, si dhe të vdekjeve nga koronavirusi në Izrael, shteti që ka vaksinuar më së shumti njerëz në botë.

Në një studim të publikuar të enjten, është bërë e ditur se një dozë e vaksinës “Pfizer” ka pasur efekt të mbrojtjes nga infektimi deri në 58 për qind, 76 për qind në shmangien e shtrirjeve në spital dhe 77 për qind ndaj vdekjeve.

Autorët e studimit të publikuar në revistën mjekësore “Lancet” kanë thënë se të dhënat evidentojnë se sa e rëndësishme është marrja e dozës së dytë të vaksinës, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas tyre, studimi e demonstron fuqinë e vaksinës për t’i dhënë fund pandemisë. Izraeli ka përdorur vaksinën “Pfizer”/”BioNTech”, ndërkaq që prej 27 dhjetorit të vitit 2020 deri më 7 mars të vitit 2021, ka qenë në izolim total, për shkak të ngritjes së madhe të rasteve.

Deri më 3 prill, 72 për qind e të rriturve mbi moshën 16-vjeçare janë vaksinuar me dy doza të kësaj kure.

Youtube

Arkiva

Kategoritë