22 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në Prishtinë gjatë 24 orëve të fundit.
Kryeqyteti sërish shënon numrin më të lartë të të infektuarve në nivel komunash në Kosovë.
Përvec në Prishtinë, të infektuar ka edhe në komuna tjera, si: Vushtrri 20 raste, Mitrovicë 17 raste, Skenderaj 16 raste, Gjilan 11 raste, Lipjan 11 raste, Gjakovë 10 raste, Ferizaj 8 raste, Pejë 8 raste, Drenas 7 raste, Istog 5 raste, Viti 5 raste, Obiliq 4 raste, Deçan 3 raste, Fushë-Kosovë 2 raste, Klinë 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste, Kaçanik 1 rast, Podujevë 1 rast, Prizren 1 rast.