Një fëmijë katër vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur në lumin e fshatit Blaç të Dragashit.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Rreth orës 20:02 minuta Policia është informuar se një fëmijë 4 vjeçar është gjetur në lumin e fshatit Blaç pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku i fshatit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe forenzika”, deklaroi Osmanollaj.
Osmanollaj ka thënë sipas informacioneve të para fëmija ka rënë në lum derisa ishte duke lozur me fëmijët tjerë.
Mësohet se trupi i fëmijës së mbytur është dërguar nga rrjedha e lumit në fshatin Zgatar që është fshat fqinj me Blaçin.