Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Pfizer pret që vaksinimi kundër koronavirusit të zgjasë me vite të tëra

Kërkesa për vaksinën e Pfizer kundër COVID-19 mund të zgjasë me vite dhe kështu të rritë të ardhurat e gjigantit farmaceutik amerikan.

Në tre muajt e parë të 2021, vaksina gjeneroi të ardhura prej 3.5 miliardë dollarësh amerikanë ndërsa qeveritë botërore u përpoqën të frenonin pandeminë. Të ardhurat nga shitjet e vaksinave pritet të arrijnë 26 miliardë dollarë këtë vit, që përfaqësojnë më shumë se një të tretën e shitjeve të Pfizer.

Parashikimi bazohet në kontrata të nënshkruara tashmë për 1.6 miliardë doza vaksinash që do të dorëzohen këtë vit. Pfizer tha se pret të rregullojë më shumë dërgesa këtë vit dhe të negociojë furnizimet në disa vende për 2022 e më tej, raporton bbc.

“Bazuar në atë që kemi parë, ne besojmë se kërkesa e vazhdueshme për vaksinën tonë COVID-19, e ngjashme me atë kundër gripit, është një rezultat i mundshëm”, tha CEO i Pfizer, Albert Bourla.

Vaksina me dy doza ishte produkti më i shitur i kompanisë në tremujorin e parë të 2021. Kostot dhe përfitimet e vaksinave ndahen përgjysmë midis Pfizer dhe partnerit të saj gjerman, BioNTech.

Pfizer dhe kompania rivale amerikane Moderna po përfitojnë nga shitja e vaksinave të tyre, ndërsa e kundërta po ndodh me AstraZenecan dhe gjigandi amerikan “Johnson&Johnson”.

Youtube

Arkiva

Kategoritë