Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Një vajzë që ka përjetuar tmerrin

Ishim mëse 150 persona që ishim strehuar gjithandej në fshat. Vetëm dy katunde më larg zhvillohej një luftë çuditëse. Krismat e armëve dëgjoheshin aq mirë dhe aq afër sa që ta merrte mednja se vetëm një livadh mëtej po zhvillohet kjo luftë. Kishim kaluar katër ditë në atë vend pak sa më të sigurtë nga të tjerët. Fshati ishte buzë malit dhe ne mendonim se mund të iknim më lehtë. Une isha vetë e katërta motër, me babain dhe nënen time. Ishin edhe të afërmit e tjerë aty. Kishte nga katunde të ndryshme që ishin strehuar në të njëjtin vend.

Më parë ishim në një fshat tjetër të strehuar, por kur morrëm vesh se serbët kishin mësyerë atë fshatë për ta sulmuar, plaçkitur dhe djegur vendosëm që të largohemi edhe pse kishim qëndruar aty pothuajse që nga fillimi i luftës.

U larguam disa fshtara më larg. Menduam se jemi më të sigurtë. Por siguria jonë ishte vetëm katër ditë. Tri ditë më vonë filloi një betejë e cila vazhdoi disa ditë. Shpërthimet që dëgjoheshin afër, por nuk na trembnin. Ishim mësuar me ato krisma, ishim mësuar të vuajmë…

Rreth orës 20 në mbrëmje erdhën disa fëmijë, dhe na treguan pak më larg nga ne vëreheshin disa persona, që duket se nuk janë shqiptarë. S’dinim se çka të bëjmë. S’dinim kah të mbajmë. Vendosëm të gjithë që të rrijmë aty. U pëshendetëm me njëri-tjetrin. U përshednetëm për së gjalli. Ish vështirë, shumë vështirë të përshendetësh me motra, me nënën, me babain e me të tjerët, për së gjalli. E dinim se jemi të vdekur.

Të gjtihë. Pak më vonë arritën paramilitarët. Kishte edhe rusë. Dhe kishte edhe disa që flisnin shqip, por nuk mundeshim të vërejmë se kush ishin ata dhe se a ishin shqiptarë, sepse bartnin edhe maskat. Na nxorën në oborr dhe na ndanë të gjithëve. Burrat me një anë. Vajzat me një anë. Gratë me një anë dhe fëmijët e pleqtë me një anë. Pasi na ndanë atëherë kërkuan nga të gjithë që të japim çdo gjë që kishim me vlerë. Kemi dhënë gjithë çka patëm.

Njëra nga vajzat që ishte në rendin tonë që na ndanë, hezitoi të jipte një shenjë që kishte në qafë. I thanë hiqe. Ajo kundërshtoi. Tha, më vritni se nuk e heq këtë. Ne pakëz çuditeshim me vendosmërinë e saj. Njëri nga paramilitarët ia hoqi me zor nga qafa atë shenjë dhe ajo përsëri ia mori nga dora: “Këtë shenjë për sa të jam gjallë nuk e merrni dot!”.

Një tjetër paramilitar nuk hezitoi që ta vrasë në sy të të gjithëve. Ne u stepëm dhe nuk guxonim të lëviznim as kokën. Ai që e vrau atë vajzë më parë i tha diçka në vesh atij tjetrit dhe pastaj e vrau. Pasi e vrau e tërhoqi zvarrë mëtutje, e zhveshi dhe e preu me thikë, këtu ndërpret rrëfimin e saj kjo vajzë duke marrur frymë thellë dhe shton: “Tmerr….i mbyllë sytë për një kohë të gjatë dhe pastaj vazhdon me lotët e saj që ia mbushin faqet përplot… edhe babain ma kanë vrarë, thotë ajo dhe vazhdon… na lanë ashtu për katër orë. Nuk guxonim as të uleshim dhe as të lëviznim. Gjatë kohës kur ne qëndronim në këmbë ata i vranë burrat.

Ma vranë babain… vranë fëmijët… Në sytë e kësaj vajze vërehej pasiguria… vërehëshin ende traumat që kishte dhe për këtë arsye ndërpret rrëfimin e saj përsëri për disa minuta… pastaj vazhdon përsëri me këto fjalë: “Jo vetëm të rriturit që i vrisnin, e i shkruanin në trup shenjën e tyre me katër “S” për së vdekuri, por edhe fëmijët dhe nënat që ishin aty… përsëri ndërpret rrëfimin e saj dhe ngritet në këmbë…

Youtube

Arkiva

Kategoritë