Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
10 gjëra të thjeshta që duhet të provoni për t’i shpëtuar gjendjes së ankthit

Keni gjendje ankthi të përsëritur dhe nuk jeni të vetmit

Mjekimet, terapitë dhe suplementet mund të ndihmojnë, por para tyre provoni disa forma më të thjeshta dhe natyrale që mund t’ju bëjnë punë.

Merrni frymë

Merrni frymë me gjithë diafragmën tuaj. Qetësoni kështu mendjen dhe trupin dhe largojeni vëmendjen nga shqetësimet. “Kur merrni frymë thellë, trupi juaj i dërgon mesazhe ngadalësimi trurit” tha doktoresha Jenny Taitz.

Jepini, shqetësohuni!

Ankthi juaj mund të mos ketë fund gjatë gjithë ditës. Një mënyrë më e mirë? Jepini vetes leje për t’u shqetësuar, por vendosni kufij. Llogarisni 20-30 minuta në ditë për t’u ulur dhe për të shkruar shqetësimet tuaja. Është e vështirë, por nëse shqetësimet ju mblidhen në një orë tjetër të ditës, kujtojini vetes që i keni lënë për më vonë.

Hani si duhet

Edhe nëse nuk keni uri, hani vaktet rregullisht, pasi duke i mbajtur nivelet e sheqerit në lartësinë e duhur, mbani larg ankthin. Merrni proteina dhe fibra në çdo vakt dhe largoni natriumin dhe ushqimet e përpunuara nga dieta. Shmangni kafeinën nga kafja, çokollatat dhe pijet me gaz, shkruan Pop Sugar.

Flini gjumë

Nëse flini 8 orë gjumë të pandërprerë natën, do të ndiheni më pak të stresuar të nesërmen. Mos pini alkool, kafeinë dhe mos bëni ushtrime; mbajeni dhomën e errët dhe të freskët; mos hapni televizorin dhe mos përdorni pajisje elektronike para se të shtriheni.

Tendosuni dhe lirohuni

Kur jeni në ankth, ju mund të mos e kuptoni, por trupi është i tendosur. Duke krijuar tension qëllimisht në trup, ju do t’i kushtoni vëmendje këtij veprimi, duke mos u përqendruar tek mendimet. Provoni këtë: filloni nga balli e përfundoni tek gishtat e këmbës duke tendosur çdo pjesë të trupit për 5-10 sekonda dhe më pas i lironi.

Ushtrohuni

Studimet tregojnë se 2 orë e gjysmë stërvitje në javë reduktojnë stresin dhe ankthin.

Qëndroni në të tashmen

Ankthi i ka rrënjët tek shqetësimet për të ardhmen dhe të shkuarën. Nëse përqendroheni në atë që po ndodh në të tashmen, është e pamundur të keni ankth. Duhet të pranoni dhe të eksperimentoni me gjërat, ashtu si ato janë.

Organizohuni

Një tavolinë e rrëmujshme, pjata në lavaman, emaile dhe mesazhe në telefon mund ta bëjnë jetën tuaj kaotike dhe të rrisin ankthin. Gjeni 10 minuta kohë në ditë për të pastruar mbeturinat. Për të organizuar rrëmujën dhe caktoni limite në përdorimin e telefonit tuaj.

Takoni një terapist

Një terapist i specializuar mund t’ju mësojë ta largoni mendjen nga mendimet tuaja dhe të ndryshoni sjelljet, citon Anabel.

Aromaterapia

Nuhatja e një arome të këndshme ose një vaji me erë të mirë mund të ndihmojnë në qetësimin e trupit dhe mendjes.

Youtube

Arkiva

Kategoritë