Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
COVID-19: Gjendje e rëndë në Indi, krijohen krematoriume në parqe për djegie të kufomave

India është duke e përjetuar një krizë shumë të rëndë si shkas i situatës me pandeminë COVID-19.

Në kryeqytetin indian, Nju Delhi, janë detyruar të ndërtojnë krematoriume të improvizuara për djegien e kufomave, pasi krematoriumet e qytetit janë të mbingarkuara.

Situata e jashtëzakonshme në shtetin aziatik ka bërë që stafi shëndetësor të punojë tërë kohën dhe parqet e hapësirat e tjera të përdorën si vende për djegien e kufomave.

Meqenëse numri i të vdekurve është shumë i lartë, familjarëve të viktimave iu është dashur të presin me orë të tëra për djegien e kufomave, rit ky i djegies që praktikohet në Indi pasi të vdesë një person.

India ka regjistruar më shumë se gjysmë milioni raste me Covid-19 vetëm në disa ditë. Ambulancat, oksigjeni medicinal, shtretërit në kujdesin intensiv dhe barnat janë në limitet e tyre dhe furnizimi është mjaft i vështirë.

Së paku në dy spitale në Delhi janë raportuar raste të vdekjes së pacientëve pasi nuk ka pasur oksigjen. Mediat sociale janë vërshuar nga thirrjet dëshpëruese për ndihmë duke kërkuar bombola të oksigjenit, barna dhe shtretër të lirë në kujdesin intensiv.

Po ashtu kapacitetet e testimit PCR janë të mbingarkuara.

Youtube

Arkiva

Kategoritë